Asgjësohen më shumë së 200 kg mish i prishur në Skenderaj

SkënderajPostuar: 16:26 / 21.06.2019

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit, për kontrolle të produkteve ushqimore në marketet dhe dyqanet e komunës sonë, ditë më parë inspektorët e këtij dikasteri kanë bërë inspektim në një nga qendrat tregtare në qytet, ku kanë gjetur një sasi të madhe mish viçi i prishur, prej 184 kg, e vlefshme me 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kg mish pule i prishur.

Sipas raportit të Inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

Inspektorati i Komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre.

Për të arritur këtë, kërkohet të bashkëpunohet ngushtë me qytetarët tanë, andaj Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar./InfoKomuna/