Bashkatdhetari jep donacion një autoambulancë QKMF-së në Skenderaj

SkënderajPostuar: 08:38 / 29.08.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj përfiton edhe një autoambulancë donacion ky i siguruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica që punon dhe jeton në Suedi.

Bashkatdhetari Blerim Selimi brenda 3 viteve i ka dhuruar QKMF-së në Skenderaj 4 autoambulanca të cilat janë duke u përdorur nga stafi i këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Me rastin e pranimit të autoambulancës drejtori i Shëndetësisë në Skenderaj Enver Gashi, në emër të komunës së Skenderajt e ka falenderuar z. Blerim Selimi për donacionin, ndërsa z. Selimi ka siguruar se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për QKMF-në në Skenderaj.
/InfoKomuna/