Bekim Jashari betohet si Kryetar i Skenderajt

SkënderajPostuar: 11:18 / 11.12.2017

Bekim Jashari, ka kryer betimin e tij para qytetarëve të Skënderajt, si kryetar i kësaj komune.

Në fjalimin e tij si i pari i Komunës së Skenderajt, Jashari i falënderoi qytetarët për besimin e dhënë ndërsa është zotuar se bashkë me ta do të veprojnë me shumë sukses sikurse vepruan të parët e tyre, njofton Klan Kosova.

Kryetari i ri i Skenderajt tha se sot është dita kur do të fillojë qeverisja e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë.

”Nuk do të lejoj që në qeverisjen time të shkelet ligji... Do të jeni krenar ashtu siç jeni krenar me familjen time. Zotohem se do te jem shembull në rendin e Jasharajve”.

”Do të bëjmë më të mirën e mundshme. Gjithë energjitë e mija do të drejtohen në mirëqenien e qytetarëve tanë”, është shprehur Jashari.

Ai tha se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies, pasi sipas tij, kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat. /InfoKomuna/