Bekim Jashari, kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt

SkënderajPostuar: 14:12 / 21.08.2017

Bekim Jashari do të kandidojë për komunën e Skenderajt në zgjedhjet e 22 tetorit si kandidat i pavarur, mëson RTV21.

Kandidimi i Jasharit për të parin e komunës së Skenderajt, ka bërë që dega e PDK në këtë komunë të mos garojë në zgjedhjet e 22 tetorit, mirëpo dega e PDK-së i ka ofruar mbështetje kandidaturës së  pavarur të Jasharit për të parin e Skenderajt.

“Për shkak të kandidaturës së Bekim Jasharit si kandidat i pavarur të gjithë kandidatë e PDK-së dega në Skenderaj kanë hequr dorë nga kandidati për kryetarë të komunës së Skenderajt”, ka thënë një burim  për rtv21.tv.