Bojkotohet Bekim Jashari, s’ka kuorum për vazhdim të seancës

SkënderajPostuar: 10:22 / 07.02.2018

Ka dështuar vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Skenderajt i datës 30 janar, i cili ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit në momentin kur do të duhej të votohej propozim-vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për shpallje në interes publik të 36 hektarëve tokë në fshatin Marinë, të cilët aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për ndërtimin e Parkut të Biznesit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

11 këshilltarë të PDK-së, 3 të AKR-së, 2 të “Vetëvendosjes” dhe 2 të IQ “41000” kanë bojkotuar vazhdimin e mbledhjes.

Kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, Fatbardha Haliti dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë pritur gati një orë që të bëhet kuorumi për ta vazhduar mbledhjen, por më kot pasi atyre që kanë bojkotuar mbledhjen e Kuvendit më 30 janar u janë bashkuar edhe tre këshilltarët e AKR-së. Në këtë mënyrë, Fatbardha Haliti ka njoftuar se seanca ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit.

Jashari fajëson Lushtakun

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, dukshëm i pezmatuar me situatën në të cilën është gjendur, ka fajësuar për bllokim të Kuvendit ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun dhe siç ka thënë ai, “grupin e tij, në të cilin bën pjesë edhe daja i babait të tij”.

Ai madje ka potencuar me emër e me mbiemër ata që janë duke e bojkotuar që nga fillimi, duke veçuar, përveç Sami Lushtakut, edhe Jetullah Gecin, siç tha ai, “dajën e babait të tij”, pastaj Ismet Salihun, “i cili që nga paslufta është kryesues i Kuvendit”, Besarta Mehën, “kushërirë e Tahir Mehës”, Rasim Shalën dhe të gjithë të tjerët të PDK-së (11), si dhe Hysni Mehanin e Vlora Ramadanin e “Vetëvendosjes”, për të cilët tha “se nuk kanë lënë gjë pa thënë për pushtetin e kaluar, ndërsa tani janë radhitur përkrah tyre”, po ashtu edhe për Malsor Bejtën e Edona Rushitin të IQ “41000”.

KamenicëKomente: 0 Kamenica emëron drejtorët e rinj, këta janë emrat 13:44 / 21.02.2018 Kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.