Buxheti i Skenderajt për vitin 2019 do të jetë 13.5 milionë euro

SkënderajPostuar: 14:38 / 28.09.2018

Kuvendi i Komunës së Skenderajt sot ka miratuar buxhetin për vitin 2019 që është 13,522,188 euro, si dhe parashikimet për vitet 2020 dhe 2021.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në një postim në llogarinë e tij, duke uruar qytetarët e komunës së Skenderajt, ka shkruar se buxheti i miratuar sot është buxhet gjithëpërfshirës dhe nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Komunës së Skenderajt.

Kryetari Jashari i ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal, dhe ka thënë se me votën e tyre "për", i japin mundësi zhvillimit të komunës sonë. /InfoKomuna/