Edhe një i shëruar në Komunën e Skenderajt nga COVID 19

SkënderajPostuar: 22:55 / 26.04.2020

Nga 12 mostra të marra sot në Komunën e Skenderajt, raste kontakti nga pacienti i fundit i diagnostifikuar me COVID-19, sipas informatës së IKSHP-së të gjitha kanë rezultuar negative.

Pra të gjithë familjarët e pacientit të fundit i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Skenderajt dhe atë të Mitrovicës për probleme shëndetërsore që nuk lidhen me infeksionin kanë rezultuar negativ. Pacienti në fjalë ka rezultuar pozitiv pas testimeve që ka bërë pasi është trajtuar në QKUK.

Sipas rezultateve të sotme nga komuna jonë kemi edhe një të shëruar nga COVID-19.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se deri me tani në Skenderaj nga 6 raste pozitive me COVID-19, janë 2 të shëruar, 2 tjerë të shtrirë në QKUK kurse 2 të tjerë shëndoshë e mirë, pa simptoma, të izoluar në shtëpitë e tyre.

“Pa panik, gjendja është nën kontrollë, vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja, respektoni vendimet e masat parandaluese, vetëm kështu mund t’ia dalim”, është shprehur Kryetari Jashari. /InfoKomuna/