Fermerët e Skenderajt marrin njohuri rreth bimëve mjekuese aromatike

SkënderajPostuar: 19:11 / 24.08.2018

Të premten në një nga sallat e objektit të Komunës së Skenderajt, është mbajtur takimi informues me fermerë të komunës sonë, organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Republikën e Kosovës (IADK) dhe ndihmuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me temën e diskutimit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të Bimëve Mjekuese Aromatike (BMA), përmes krijimit të punësimit, prodhimit dhe eksportit të këtyre bimëve të cilat kanë potencial të madh në zhvillim ekonomik të vendit.

Sipas përfaqësuesve të IADK-së, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekuese aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e këtyre bimëve si dhe ngritjen e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA-së, dhe prodhuesit primar në konvertim të ketyrë bimëve në bimë organike.

Me anë të këtij projekti, do të mbështetet fermerët kryesisht në zonat rurale, përmes shpërndarjes së granteve dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike për ekonomitë familjare. /InfoKomuna/