GIZ-i mbështet komunën në blerjen e tre kamionëve për mbledhjen e mbeturinave

SkënderajPostuar: 13:31 / 02.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim përfaqësues nga organizata gjermane GIZ.

Gjatë këtij takimi u bisedua për shtrirjen e ofrimit të shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave për qytetarët e Skenderajt.

Dhe si rrjedhojë e kësaj u dakorduan për blerjen e tre kamionëve të cilët do të shërbejnë për mbulueshmërinë e shërbimit të mbeturinave në territorin e Skenderajt. /InfoKomuna/