Halili e informon Jasharin për shërbimet që i ofron Telekomi i Kosovës

SkënderajPostuar: 16:02 / 21.02.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin e Shitjes nga Telekomi i Kosovës, Driton Halili, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, Derjtori i shitjes, Halili, foli për shërbimet që ofron Telekomi dhe mundësitë e bashkëpunimit për shërbime cilësore, kështu duke i ofruar komunës një ofertë bashkëpunimi të përgatitur nga Telekomi, e cila sipas tij do t’i shërbej Komunës së Skenderajt për shërbime efikase.

Kryetari Jashari, e falënderoi për bashkëpunimin dhe theksoi që gjithmonë do të jetë i hapur për bashkëpunim në shërbimet që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt. /InfoKomuna/