Hapet Panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj

SkënderajPostuar: 13:32 / 22.07.2019

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj sot është hapur Panairi i veshjeve tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Drugëza” dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.

Në panair po marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skenderaj, ku përgjatë dy ditëve sa do të jetë i hapur, do të ekspozohen punimet e veshjeve tona tradicionale.

Në hapje të panairit, kryetari Jashari ka thënë se këto ditë qyteti i Skenderajt është nikoqir i shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore, argëtuese e sportive, për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje.

"Edhe ky panair është pjesë e aktiviteteve të organizuara, për çka jemi të lumtur që ka mbledhur shumë gra të zonja të cilat merren me punimin e veshjeve tradicionale, duke e ekspozuar artin e punës së dorës", ka thënë kryetari Jashari, duke shtuar se ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu që gjenerata e re e shqiptarëve që ka lindur në shtetet larg Kosovës, të njihet për së afërmi me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale.

“Uroj të kaloni çaste të mira në qytetin tonë dhe tuajin! Ju lumshin duart për këto punime të mrekullueshme!”, ka uruar kryetari i Komunës, Bekim Jashari. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.