I mituri plagos një person në Skenderaj

SkënderajPostuar: 15:27 / 26.08.2017

Një i mitur në Skenderaj dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pistoletë viktimën mashkull. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendet në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me tre fishke, 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 9 fishek të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar shkon në procedurë të rregullt.