IPKO dhuron një aparat të ultrazërit për QKMF në Skenderaj

SkënderajPostuar: 16:08 / 12.02.2018

Kompania e shërbimeve dhe telekomunikimit IPKO, sot ka dhuruar një aparat ultrasonografik për “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ në Skenderaj.

QKMF është pajisur edhe me një aparat të rëndësishëm dhe bashkëkohor për shërbime efikase shëndetësore ndaj pacientëve, nga kompania IPKO.

Arianit Duraku, Drejtor i shitjes pranë kësaj kompanie tha se ky donacion po realizohet në kremtimin jubilar të 10 vjetorit të kësaj kompanie, për të ndihmuar institucionet shëndetësore për shërbime cilësore ndaj qytetarëve.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, falënderoi kompaninë IPKO për këtë donacion, që është shumë i rëndësishëm, dhe i cili do të jetë në funksion të identifikimit dhe diagnostifikimit të hershëm të shumë sëmundjeve.
Vlera e kësaj aparature kap shifrat e mbi 11 mijë euro. /InfoKomuna/

RahovecKomente: 0 Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale të Rahovecit 10:04 / 16.01.2019 Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që...
VushtrriKomente: 0 Në Vushtrri inspektorët mbikëqyrin vendosjen e flamujve në produkte 15:26 / 18.01.2019 Në zbatim të Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka urdhëruar të gjithë operatorët ekonomikë që...