Jashari dhe Kurti: Prioritet shëndeti i qytetarëve, të bashkuar do t'ia dalim

SkënderajPostuar: 17:00 / 14.04.2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm më qëllim të parandalimit të virusit COVID-19.

“Biseduam shumë gjëra që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që ne të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, ka thënë Jashari.

Në anën tjetër Kryeministri Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj Jashari, për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore.

“Unë e falënderova kryetarin për respektimin e vendimeve të qeverisë, të udhëzimeve të mjekëve dhe për bashkëpunimin që e ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, me qeverinë tonë në detyrë, për çdo gjë terë kohën”, është shprehur Kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bë thirrje për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.​