Jashari dhe Munoglu flasin për cilësinë e performancës komunale

SkënderajPostuar: 16:27 / 17.01.2018

Kryetari Jashari, priti në takim menxherin e projektit DEMOS - Faza II, projekt ky që ka për qëllim cilësinë e performancës komunale.

Ky projekt financohet nga Qeveria zvicerane dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovë. Skema e granteve të projektit shpërndahet në bazë të performancës Komunale.

Kryetari Jashari, i ofroi bashkëpunim të plotë, dhe shpresoi që edhe performanca komunale të jetë sa më reale dhe më e lartë./InfoKomuna/