Jashari e Blakaj flasin për Kompleksin Memorial në fshatin Marinë

SkënderajPostuar: 15:15 / 13.03.2018

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin e komunës Nuredin Lushtaku si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike Ibush Hetemi, pritën në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Idriz Blakaj me bashkëpunëtorë.

Në ketë takim u bisedua rreth Kompleksit Memorial në fshatin Marinë, ku këtu parashihet të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve nga varrezat e fshatit Polac, raporton InfoKomuna.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për Kompleksin Memorial “Adem Jashari ” në Prekaz si dhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK- së në Likoc, rreth investimeve që do të bëhen në këto monumente historike që vizitohen çdo ditë nga qytetarë të shumtë.

Kryetari Jashari e falënderoi drejtorin Idriz Blakaj për vizitën e bërë dhe e siguroi se do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Skenderajt në të gjitha projektet që Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i ka paraparë për Komunën e Skenderajt. /InfoKomuna/