Jashari e Kiqina flasin për shërbimet që ofron Telekomi për Skenderajn

SkënderajPostuar: 13:54 / 03.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në takim, Zeqir Kiqina, u.d kryeshef ekzekutiv i PTK-së, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u bisedua për shërbimet që ofron Telekomi, të cilat sipas tyre do t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Skenderajt për shërbime cilësore dhe efikase.

Kryetari Jashari, i falënderoi për bashkëpunimin duke theksuar se çdo bashkëpunim që është në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt do të jetë i mirëpritur. /InfoKomuna/