Jashari e kryesindikalisti i "Trepçës" flasin për sfidat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje

SkënderajPostuar: 10:07 / 19.03.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të ndërmarrjes "Trepça", Shyqyri Sadiku së bashku me anëtarë të kësaj sindikate.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët e "Trepçës", raporton InfoKomuna.

Po ashtu kryetari, Jashari i njoftoi edhe për planet dhe prioritetet e qeverisë komunale.

Në fund sindikalistët e "Trepçës", e nderuan kryetarin Jashari me një dhuratë simbolike - një gurë të "Trepçës". /InfoKomuna/