Jashari informon ambasadorin Minxhozi për zhvillimin e Komunës së Skenderajt

SkënderajPostuar: 16:39 / 17.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari Jashari e njoftoi ambasadorin me prioritetet zhvillimore të Komunës si dhe zhvillimet e përgjithshme Komunale, transmeton InfoKomuna.

Pas takimit në zyrën Kryetarit, vazhduan në vizitë te Kompleksi Memorial në Prekaz, ku bënë nderime dhe homazhe pranë varrezave të Jasharëve.

Pastaj vizitat i vazhduan edhe nëpër Shkolla, së pari vizituan objektin e ri të shkollës së Gjimnazit "Hamëz Jashari" i cili është duke u ndërtuar, më pas vazduan vizitën me nxënës në klasët e Gjimnazit "Hamëz Jashari" ku nxënësit janë duke vijuar mësimet.

Gjithashtu vizituan edhe Shkollën Fillore e Mesme e Ulët "Shaban Jashari".

Takimi përfundoi me vizitën në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj. /InfoKomuna/