Jashari informon ambasadorin slloven për zhvillimin në Skenderaj

SkënderajPostuar: 12:24 / 25.04.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Arsimit, Bekim Latifi, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje, ndër të tjera kryetari Jashari e informoi për punën që është duke u bërë në Skenderaj, si dhe për prioritetet zhvillimore që janë në vitet e ardhshme.

Po ashtu Ambasada Sllovene përmes disa organizatave ndihmon nxënësit në Skenderaj, duke i mbështetur me bursa studimore, për këtë, Kryetari, Bekim Jashari, falënderoi të gjithë popullin Slloven për mbështetjen e dhënë Kosovës, dhe në këtë rast falënderoi edhe ambasadën Sllovene për ofrimin e këtyre bursave për nxënësit e Skenderajt.