Jashari, uron aprovimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

SkënderajPostuar: 12:35 / 15.03.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka mirëpritur aprovimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Në postimin e tij në facebook, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi "sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot".

"Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni", theksoi Jashari. /InfoKomuna/