Komuna dhe USAID-i dakordohen për financimin e kultivimit të fidanëve të ndryshme

SkënderajPostuar: 15:15 / 17.01.2018

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, pritën në takim drejtorin e Agro-USAID-it, Mark Wood, me bashkëpunëtorë të tij.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të projekteve dhe bashkëfinancimit nga komuna e Skenderajt dhe Agro-Usaid-it, në fushat ku komuna e Skenderajt ka përparsi krahasuese për kultivimin fidanëve të ndryshme.

Kryetari, Jashari dhe drejtori Mark Wood, shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëfinancimin e projekteve, në të mirën e qytetarëve të Skenderajt. /InfoKomuna/