Komuna e Skënderajt do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2021

SkënderajPostuar: 13:02 / 02.01.2021

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se prej 1 janarit, për secilin fëmijë të lindur do të ndahen nga 100 euro si subvencion për prindërit.

Jashari ka treguar se aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

“Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë. Për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit. Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni. Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë. Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!”, ka shkruar Jashari./veriu.nfo/