Komuna e Skenderajt merr mbështje nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me COVID-19

SkënderajPostuar: 19:40 / 31.03.2020

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin, me të cilin ka biseduar rreth menaxhimit të situatës së krijuar pas shfaqjes së infeksionit COVID-19.

Kryetari Jashari ka njoftuar zv/ministrin Dugolli, për situatën aktuale në Komunën e Skenderajt si dhe për masat që ka ndermarrë komuna jonë

Zv/ i Mbrojtjes dha konfirmimin që FSK-ja do ta përkrahë Komunën e Skenderajt në menaxhimin efikas të kësaj situate.

Drejtuesi i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se me bashkëpunim më të madh dhe harmonizim të veprimeve mes akterëve institucionalë dhe jo institucionalë do të kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. /InfoKomuna/