Komuna kubëzon rrugët e lagjeve të Skenderajt

SkënderajPostuar: 22:30 / 25.09.2017

Falë investimeve të vazhdueshme të Komunës së Skenderajt, rrugët e lagjeve të qytetit të Skenderajt po modernizohen dhe rrjedhimisht lagjet po zbukurohen.

Pamje të re po merr edhe rruga "28 Shkurti" në Lagjen 2 ku Komuna e Skenderajt po bënë kubëzimin e saj, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa në Lagjen 3 tashmë ka përfunduar kubëzimi dhe kanalizimi fekal i një rruge tjetër. Në Lagjen 3 punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera.

Më qëllim të inspektimit të punimeve Nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në këto dy lagje.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me punimet që po bëhen në rrugët e lagjeve të qytetit, duke theksuar se investimet që janë bërë në infrastrukturën e Skenderajt viteve të fundit, e kanë ndërruar pamjen e tij. /InfoKomuna/