Nura shprehet se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij

SkënderajPostuar: 16:40 / 06.12.2021

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe me drejtoreshën e shëndetësisë Rrezarta Hasani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Ata nga afër kanë vizituar të gjitha shërbimet që ofron QKMF në Skenderaj.

Kryetari i komunës Fadil Nura është shprehur se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij.

Ai ka paralajmëruar se shpejt do të funksionalizohet Shtabi Emergjent për COVID-19, do të rregullohet çështja e autoparkut në oborrin e QKMF-së si dhe do të shikohet rreth mundësisë për stimulimin e mjekëve që të qëndrojnë në vend.

Edhe nënkryetari Lushtaku ka deklaruar se komuna e Skenderajt e ka prioritet shëndetësinë. Ai ka thënë se si komunë do të jenë afër qytetarëve për të ofruar shërbime të shpejta e cilësore për të gjithë qytetarët. /InfoKomuna/