Kryetari i ri i Skenderajt thërret seancën inauguruese

SkënderajPostuar: 15:56 / 22.11.2021

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar seancën e parë inauguruese të Kuvendit Komunal të Skenderajt, pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Njoftimin e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë,

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 17 tetorit dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, përkatësisht nenit 42, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, sot kam ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 30.11.2021 në ora 10:00”, ka shkruar kryetari Nura.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, fitoi që në raundin e parë përballë Bekim Jasharit, që kishte udhëhequr komunën për 4 vite".