Kryetari Jashari jep lajmin për ndërtimin e palestrës sportive dhe bibliotekës

SkënderajPostuar: 14:52 / 12.04.2019

Në fshatin Likoc sot është kremtuar 94-vjetori i themelimit të Shkollës së Fillore e Mesme e Ulët “Fehmi Rama”, në një atmosferë festive, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, drejtorët komunalë, gjeneralë të FSK-së, nxënësit, prindërit dhe banorët e fshatit.

Në fjalimin e tij, kryetari Jashari, fillimisht ka uruar nxënësit dhe kolektivin për ditën e shkollës, dhe më pas ka kumtuar lajmin për dy projekte që do të fillojnë të realizohen gjatë këtij viti, ndërkaq bëhet fjalë për palestrën sportive dhe bibliotekën.

Kryetari Jashari ka porositur fëmijët të përkushtohen më shumë në mësime, duke iu premtuar kushte të përshtatshme për procesin edukativo-arsimor.

Pas fjalimeve, nxënësit e shkollës kanë paraqitur një program të pasur artistik, me këngë, valle e recitime. /InfoKomuna/