Kryetari Jashari takon kryeparlamentarin e Maqedonisë

SkënderajPostuar: 14:01 / 09.03.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një vizitë miqësore dhe zyrtare që bënë në Shkup, takuan kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe deputetin, Artan Grubi.

Gjatë këtij takimi biseduan shumë çështje që përfshijnë rolin e shqiptarëve në këtë pjesë dhe situatën në përgjithësi.

E përveç këtyre bisedave që zhvilluan, me theks të veçantë u bisedua edhe për ligjin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni. Duke shpresuar që sukseset e shqiptarëve të jenë të pranishme në çdo vend ku ata jetojnë dhe veprojnë. /InfoKomuna/