Kryetari Jashari takon sindikalistët e arsimit të Skenderajt

SkënderajPostuar: 13:29 / 21.01.2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në këtë komunë, me të cilët kanë diskutuar rreth situatës aktuale, në këtë kohë kur greva e mësimdhënësve po vazhdon.

Kryetari Jashari është shprehur se i ka të qarta shqetësimet e mësimdhënësve, dhe ka theksuar nevojën për vazhdim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për të arritur deri te një zgjidhje e cila do të shënonte fundin e grevës dhe rifillimin e mësimit. /InfoKomuna/