Kryetari Jashari thotë se investimet do të shtrihen në çdo pjesë të Skenderajt

SkënderajPostuar: 13:30 / 05.09.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se komuna që ai drejton po ndryshon dita-ditës, falë realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore brenda zonave të banimit, përcjell InfoKomuna.

Ai gjatë ditës së sotme ka parë nga afër punimet në terren për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Skenderajt, tra.

Jashari ka thënë se me realizimin e projektit të asfaltimit rrugës Kryeshec – Marinë, si bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Skenderajt, po lehtësohet jeta e qytetarëve të kësaj ane dhe lidhja e fshatrave në mes vete.

“Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndalur. Investimet po shtrihen edhe në Lagjen “Mehaj” në Prekaz të Poshtëm, pasi sot filloi asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, për t’iu dhënë për herë të parë mundësinë banorëve atje t’i shijojnë investimet publike. Dora e investimeve do të shtrihet gjithandej, në çdo pjesë të Komunës sonë”, është shprehur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

/InfoKomuna/