Kuvendi miraton nismën e kryetarit Jashari për bashkëpunim ndër-komunal me Drenasin

SkënderajPostuar: 11:14 / 05.04.2019

Kuvendi Komunal i Skenderajt sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku anëtarët kanë miratuar nismën e kryetarit Bekim Jashari, për bashkëpunim ndër-komunal në mes të Komunës së Skenderajt dhe asaj të Drenasit.

Kryetari Jashari, në paraqitjen e tij, ka thënë se kjo nismë për bashkëpunim ndër-komunal me komunën e Skenderajt, hapë rrugë për të aplikuar për projekte të ndryshme infrastrukturore, të cilat projekte financohen vetëm me rastin e miratimit të kësaj nisme.

“Pas miratimit të nismës për bashkëpunim ndër komunal, komunat e hyra në bashkëpunim kanë mundësinë që të aplikojnë bashkërisht për projekte të ndryshme më interes të përbashkët".

Vlen të theksohet se pas miratimit të kësaj nisme do të aplikohet për projekte infrastrukturore, pastaj do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes dy komunave, dhe ajo marrëveshje do të jetë për aprovim prapë në dy kuvendet e komunave të hyra në bashkëpunim.

"Të nderuar asamblistë, kërkoj nga ana juaj që të miratoni nismën time për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me komunën e Skenderajt, me të vetmin qellim sjellja e investime në komunën tonë përmes formës së bashkëpunimit ashtu siç e parasheh legjislacioni i lartcekur”, ka thënë kryetari Jashari. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.