Lëndohen dy femra gjatë një aksidenti në Skenderaj

SkënderajPostuar: 14:14 / 02.10.2017

Dy femra janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një kombi dhe një traktori në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia e Kosovës raporton se dy femrat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, dhe se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.