Lushtaku bënë homazhe në nderim të Fehmi e Xhevë Lladrovcit

SkënderajPostuar: 17:09 / 22.09.2017

Keyetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe drejtorë të drejtorive komunale ka bërë homazhe në nderim të Komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së Fehmi Lladrovci.

Kryetari Lushtaku më këtë rast ka shprehur respektin e tij maksimal për figurën emblematike të luftës së UÇK-së Fehmi Lladrovci dhe për bashkëshorten e tij Xhevën, transmeton InfoKomuna.

"Fehmiu dhe Xheva janë shembulli i luftetarëve trima të paepur, që më të rëndësishme se jetët e tyre e kishin atdheun", tha Lushtaku.

Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë heroikisht më 22 shtator të vitit 1998 në fshatin Gllanasellë të Drenasit. /InfoKomuna/