Lushtaku: Investimet në Skenderaj të merituara

SkënderajPostuar: 15:59 / 19.10.2017

Sot Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit.

Në nisjen e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Më rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt z. Lushtaku ka deklaruar se ndjehet shumë i kënaqur me fillimin e punimeve në rrjetin e kanalizimit për fshatrat Çirez, Baks, Kozhicë, Krasmiroc, Krasaliq dhe Prelloc, që gravitojnë në Bashkësinë Lokale të Çirezit.

Z. Lushtaku është shprehuri i kënaqur edhe me mundësinë e investimit të Komunës së Skenderajt në këtë projekt, i cili ndikon ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane. Sipas tij, investimet në projekte të tilla janë të nevojshme dhe më se të merituara për banorët e kësaj ane, pasi ata në vazhdimësi i kanë kontribuar lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Projekti i filluar sot në Bashkësinë Lokale të Çirezit është në vazhdën e investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në rrjetet e kanalizimeve. Ditë më parë një projekt i ngjajshëm ka filluar të realizohet në fshatrat Kuçicë dhe Klinë e Epërme, ndërsa në ditët në vijim do të fillojnë se realizuari projektet e kanlizimeve edhe në Bashkësitë Lokale të Likocit dhe Klladërnicës.

Komuna e Skenderajt tashmë është në përfundim të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, duke zhvendosur fokusin e investimeve në projekte të ujësjellësve dhe kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...