Mërgimtari nga Austria ndihmon familjet në Skenderaj

SkënderajPostuar: 11:03 / 18.08.2017

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë ndihmuar tre familje me nevojë në Skenderaj, derisa donator ishte Bardhyl Jashari me banim në Austri.

Shqiptarët nga diaspora vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë në forma të ndryshme. Ata ndihmojnë institucionet që kanë nevojë si arsimore e shëndetësore, por edhe shumë familje me nevojë.

Aksioni i fundit ishte nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Ata kanë qenë në Komunën e Skenderajt, ku kanë ndihmuar familjet me nevojë, përcjell albinfo.ch.

Siç bën të ditur kjo shoqatë edhe në rrjetet sociale, kanë ndihmuar tre familje me nevojë, derisa donator i këtij aksioni ishte Bardhyl Jashari me banim në Austri.

Kjo shoqatë ka ndihmuar shumë familje me nevojë.