MMPH mbështet katër projekte të Komunës së Skenderajt

SkënderajPostuar: 16:27 / 16.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ku edhe nënshkruan katër memorandume mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve në Komunën e Skenderajt.

Kryetari, Bekim Jashari theksoi se këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt, transmeton InfoKomuna.

"Këto projekte do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime të tyre", tha ai, duke shtuar se këto projekte janë fillimi i bashkëpunimit të me këtë ministri.

Ndërsa Ministrja, Albena Reshitaj theksoi se janë projekte vitale të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt që ne po fillojmë bashkëpunim si ministri dhe komunë dhe nuk do të ndalemi do të vazhdojmë bashkë me mundësi dhe kapacitete të tjera. /InfoKomuna/