Në Skenderaj gjendet një grua e mbyllur në një banesë, dyshohet të jetë rrëmbyer

SkënderajPostuar: 10:33 / 27.03.2019

Policia e Kosovës, njofton se sipas informatave të pranuara, viktima femër K/Shqiptare është gjetur e mbyllur në një banesë në Skenderaj, e që dyshohet të jetë rrëmbyer.

“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë arritur ta hapin banesën ku është gjetur edhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.