Në Skenderaj konfiskohen produkte me afat të skaduar

SkënderajPostuar: 12:10 / 13.03.2018

Sektori i Inspektoratit i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike, gjatë aktiviteteve inspektuese në terren, në inspektime të rregullta apo edhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka hasur në produkte ushqimore dhe joushqimore të cilat nuk i përgjigjen tregut, qoftë për shkak të konsumimit të afateve të përdorimit, dëmtimeve të ndryshme dhe dyshimet për prejardhjen e tyre (pa fatura), njofton InfoKomuna.

Konform Ligjit, këto produkte si të rrezikshme për konsumatorin, janë konfiskuar dhe këto produkte tashmë janë asgjësuar.

Ndaj subjekteve ku janë hasur këto produkte, poashtu konform ligjit janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Gjithsejt janë 824 produkte me peshën prej afërsisht 200kg.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Skenderajt, që në rast se hasin në parregullësi gjatë marrjës së shërbimeve të ndryshme, të paraqiten në zyrët e Inspekcionit të cilat gjenden në katin e parë në objektin e Komunës Skenderaj, apo edhe të kontaktojnë direkt në nr. e tel: 028582090.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për luftimin e informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorit./InfoKomuna/