Nis asfaltimi i rrugës në Lagjen 6 të qytetit të Skenderajt

SkënderajPostuar: 15:53 / 11.09.2018

Ka filluar asfaltimi i dy segmenteve rrugore në Lagjen 6 të qytetit të Skenderajt, në një gjatësi totale prej 431 metra.

Me realizimin e këtij projekti, i ndarë në dy segmente; 217 metra dhe 160m, do të përfitojnë qytetarët e rreth 50 shtëpive në këtë lagje të Skenderajt.

Përveç që do të lidh lagjen me qytetin, qytetarëve do të mundësohet qasje më e lehtë në rrugën kryesore që shpie në qendër të qytetit, të cilët deri më tani, për të hyrë në Skenderaj, është dashtë të shkojnë deri në fshatin Polac, më saktë te rrethi afër vendit e quajtur “Te lisat”. /InfoKomuna/