Nis asfaltimi i rrugëve në Runik të Skenderajt

SkënderajPostuar: 16:27 / 24.04.2018

Ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale në Runik. Në përurimin e fillimit të punimeve të pranishëm ishin Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari, Nuredin Lushtaku, dhe Drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.

Vlen të theksohet se sot ka filluar së pari asfaltimi i rrugës në Lagjën, "Llaushaku" që nuk ka qenë i përfshirë në projekt, mirëpo ishte premtim i Kryetarit Jashari për këta banorë dhe ashtu siç iu është premtuar asfaltimi i rrugës iu është realizuar.

Skenderaj po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e saj.

/InfoKomuna/