Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kuçicë dhe Klinë

SkënderajPostuar: 10:47 / 03.10.2017

Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Komuna e Skenderajt ka filluar ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kuçicë dhe Klinë të Skenderajt.

Me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe anëtari i Kuvendit nga kjo zonë Shahin Tahiri, kanë qëndruar në Kuçicë dhe Klinë të Epërme, transmeton InfoKomuna.

Nura ka kërkua edhe nga kryetarët e fshatrave që të ndihmojnë dhe lehtësojnë realizimin e këtij projekti, duke bashkëpunuar me banorët.

Realizimin i projektit të kanalizimit të ujërave të zeza përveç zgjidhjes së problemit të banorëve në trajtimin e ujërave të zeza, do të pastrojë lumin Klina, duke eliminuar derdhjen e fekaleve në këtë lum.

Në fushën e kanlizimeve fekale, Komuna e Skenderajt po vazhdon me intensitet edhe projektet e kanalizimeve për fshatrat Prekaz, Lubavec, Mikushnicë dhe Llaushë.

Ndërkohë shumë shpejt pritet të fillojë realizimi i projekteve të kanlizimeve në fshatrat e Bashkësië Lokale të Likocit, në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit dhe në fshatrat Klladërnicë e Turiqec./InfoKomuna/