Nis zgjerimi i rrugës rajonale R102 Komoran-Skenderaj

SkënderajPostuar: 16:25 / 20.04.2018

Është bërë inaugurimi fillimi i punimeve për zgjerimin e "Rrugës Rajonale R102" Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Marinë

Në inaugurimin e fillimit të punimeve në fshatin Polluzhë, të pranishëm ishin, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe shumë qytetarë dhe shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore në vend.

Në këtë inaugurim të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti kryetari Jashari, duke theksuar se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe një lehtësim në qarkullim për banorët e Drenicës si dhe të gjithë atyre që e vizitojnë Drenicën.

Po ashtu të pranishmëve me një fjal rasti iu drejtuan edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilët pohuan rëndësinë e kësaj rruge për Drenicën dhe pelegrinazhet e Prekazit, që kalojnë nëpër këtë rrugë. /InfoKomuna/