Skenderaj përkujton 37-vjetorin e rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës

SkënderajPostuar: 13:01 / 13.05.2018

Për nderë të 37-vjetorit të rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, si dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe stafin e tij, drejtorë komunal, të dy komunave, deputetë, asamblistë, familjarë dhe qytetarë, bënë nderime dhe vendosën buqeta lulesh pranë varrezave të Nebih e Tahir Mehës.

Pas Homazheve, u mbajt një manifestim përkujtimorë tek kulla e Tahir Mehës.

Të pranishmëve me një fjal rasti iu drejtua, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, po ashtu me një fjal rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ndërsa në emër të familjes Meha, foli Ilir Meha.

Manifestimi përkujtimorë u përmbyll me një program kulturo-artistik.