Përurohet pika e parë e stacionit model të autobusëve në Skenderaj

SkënderajPostuar: 13:57 / 04.12.2018

Në qytetin e Skënderajt është përuruar sot pika e parë të stacionit model të autobusëve, i cili gjendet afër Çerdhes së Fëmijëve “Nëna Zahide”.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka thënë se ky stacion është dhuratë nga firma “Shkumbini – AG”, dhe ka shtuar se qytetarët, gjegjësisht udhëtarët, me përurimin e këtij projekti, do të kenë kushte më të mira ndërkohë janë duke pritur për transportin publik.

Sipas Jasharit, Komuna e Skenderajt do të shtojë edhe pika të tjera të tilla nëpër bashkësi lokale dhe fshatra, kudo që ka numër të madh të udhëtarëve në pritje të autobusëve dhe mjeteve tjera të transportit publik.

Ndërkaq, menaxheri i Firmës “Shkumbini – AG”, Sevdai Radogoshi ka thënë se është zgjedhur Skenderaj për këtë projekt, “sepse nga këtu ka nisur gjithçka, lufta dhe liria e Kosovës”.