QKMF-ja në Skenderaj pajiset me laborator modern

SkënderajPostuar: 12:36 / 17.01.2018

Në kuadër të projektit AQH (Kujdes të qasshëm e cilësor ), drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë pë Mirëqenie Socilale, Osman Veliu, ka pranuar një aparaturë për QKMF-n në Skenderaj. Bëhet fjalë për një EKG 12 kanalëshe me gjithë pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e HbA1c, që është një metodë shumë e avansuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar.

Hba1c përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit, transmeton InfoKomuna.

Osmani theksoi se këto pajisje janë vetëm vazhdimësi e këtij projekti.

"Ne jemi duke punuar me përkushtim me AQH për të përmbyllur kompletimin e ordinancave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme dhe të një cilësie të lartë. Deri tani janë siguruar 6 ordinanca të MF", tha ai.

Projekti AQH në Kosovë është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe është duke u implementuar nga Konsorciumi Swiss TPH dhe Save the Children.

/InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.