Qytetarët e Skenderajt: Me Bekim Jasharin për kryetar komune

SkënderajPostuar: 10:49 / 18.08.2017

Një grup qytetarësh nga Skenderaj, kryesisht të moshave te reja qe vetën po e quajnë ‘Reagimi Qytetar’ kanë filluar të mbledhin nënshkrime nëpër qytetin e Skenderajt në mbështetje të Bekim Jasharit si kandidat i pavarur për kryetar Komune.

Ata dje dhe sot po kërkojnë nënshkrime nëpër gjithë qytetin dhe deri më tani kanë siguruar rreth 2 mijë nënshkrime.

Ishte vet Bekim Jashari ai i cili para disa ditësh pohoj se do t’i hyj garëspër kryetar komune por vetëm si i pavarur nëse Nuredin Lushtaku nukkandidohet nga PDK-ja dhe në vend të tij rikandidohet Sami Lushtaku.

Burime të PrishtinaPress-it kanë siguruar dy fletënënshkrime ku kërkohetkandidimi i Bekim Jasharit, djali i Heroit, Hamzë Jasharit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtakuzyrtarisht ende nuk dihet nëse do t’i futet gares edhe pse ky i funditka rishfaq ambicjet edhe për një mandat ndonëse pas lirimit nga burgukishte thënë se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.

Kurse Nuredin Lushtaku ditë më parë ka thënë se nëse ai nuk do jetë kandidatdo ta mbështes secilin kandidat të pavarur që futet në garë përSkënderajn, por jo atë që propozon PDK-ja.