Sami Lushtaku nderohet nga invalidët e luftës

SkënderajPostuar: 21:36 / 10.10.2017

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku sot ka takuar përfaqsuesit e Organizatës së Inalidëve të Luftës së UÇK-së dega në Skenderaj.

Kryetari Lushtaku i ka falenderuar invalidët e luftës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës, përcjell InfoKomuna.

Përfaqsuesit e invalidëve të luftës në shenjë falenderimi për bashkëpunim dhe për kontributin në ndihmë invalidëve z. Lushtaku i ndan mirënjohje.

Kryetari Lushtaku edhe kësaj radhe ka shprehur respektin e tij maksimal për ish-pjestarët e UÇK-së që lirisë së Kosovës i dhanë gjymtyrët e trupit. /InfoKomuna/