ShFMU “Shaban Jashari” në Skenderaj shënoi ditën e shkollës

SkënderajPostuar: 14:46 / 22.05.2018

Me rastin e kremtimit të 92-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle dhe 94-vjetorit të lindjes së Heroit të Kombit Shaban Jasharit, të cilin emër e mban me kranari kjo shkollë, janë organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore në shënim të kësaj dite.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryesuesja e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, përfaqësuesi i Familjes emblematike Jashari, Baca Rifat Jashari, si dhe mësimdhënës, prindër, nxënës dhe ish-mësimdhënës të shkollës.

Në fjalimet që u mbajtën në këtë ngjarje, u theksua se kjo shkollë ka fatin të mbaj emrin e njërit prej mësuesve më të dalluar në Drenicë e më gjerë atë të Shaban Jasharit dhe babait të Adem dhe Hamëz Jasharit.

Pas përfundimit të programit kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, u zbulua edhe busti i Heroit Shaban Jashari, që kjo shkollë mban emrin e tij. /InfoKomuna/