Skenderaj, 200 euro gjobë biznesit që nuk e mbylli lokalin ndaj COVID-19

SkënderajPostuar: 16:50 / 02.04.2020

Komuna e Skenderajt bënë të ditur se ka gjobitur biznesin i cili nuk ka respektuar vendimin për mbylljen e bizneseve si masë e marrë për parandalimin e koronavirusit.

"200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoj vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/